DURRËS- Një grua ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 të së hënës në lagjen 15, në Spitallë, ndërsa viktima është R.Alla 35 vjeç.

Sipas policisë dyshohet se gruaja ka tentuar të lidhë energjinë elektrike por ka gjetur vdekjen. 35-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: