Nga: KLODIANA HAXHIAJ *DURRES-Një 23 vjeçar me probleme mendore ka tentuar vetëvrasjen në Durrës duke u vetqëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Babai Nikoll Ndreaj, ish punonjës policie deklaroi se shkak i ngjarjes është bërë ndërpreja e kempit prej dy muajsh.

Me lot në sy ai ka rrëfyer situatën dëshpëruese në të cilën është zhytur djali i tij i vetëm dhe familja Ndreaj.

I ndodhur në këto kushte, 70 vjeçari apelon për më shumë vëmendje ndaj djalit të tij 23 vjeçar, i cili rrezikon të përsërisë të njëjtin akt si ai i kësaj të diele.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb