DURRES – Policia e Durrësit ka vënë në pranga një student 21-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “shtrëngim për dhënie pasurie”. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Gerildo Beqiraj, i cili ka kanosur studenten A.K, duke i marrë një shumë prej 1 milion lekësh të vjetra. Policia bën të ditur se në momentin e arrestimit, të riut i është sekuestruar edhe shuma e lekëve që i kishte marrë studentes.
“Sot më datën 03.02.2015 nga ana e forcave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës u bë i mundur finalizimi i operacionit policor “Studenti”, ku si pasojë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Gerildo Gezim Beqiraj, 21 vjeç, lindur e banues ne Shijak, student në vitin e dytë Dega Financë Durrës, i cili ka tentuar të marrë një shume parash 1 milion lekë të vjetra me anën e kanosjes për motive të dobëta, shtetases A.K, vjeç 20 studente në Universitetin e Durrësit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e lekëve që ishte vënë si gjobë nga ana e tij. Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale të shtrëngimit për dhënie pasurie parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e Policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: