DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar në mbledhjen e sotme vetëm me 26 votat pro, buxhetin e vitit 2015 që kap vlerën prej 17 milion dollarësh.


Të djathtët kërkuan shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak por nuk u pranua nga shumica e majtë, çka solli largimin e anëtarëve të PD-së nga mbledhja para miratimit të buxhetit. Ndërkohë që 3 këshilltarët e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kanë bashkuar votat me të majtët.


Në fund të mbledhjes kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako tha se opozita kërkoi që të vonojë investimet por kjo nuk u lejua nga maxhoranca. Sipas tij investimet e reja kapin shifrën 2 milion euro, ndërsa në total, janë 5 mln euro investimet. Dako tha gjithashtu se pas 21 qershorit, me ndryshimin e hartës territoriale, buxheti do të rishikohet.


Kreu i Bashkisë iu përgjigj edhe protestuesve për heqjen shatërvanit. “Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë. Ne shatërvanin e hoqëm për të kryer investimin e qendrës së Durrësit dhe do ta çojmë ose në lulishten pranë bashkisë ose pranë portit pasi ta kemi rikonstruktuar.

(m.k/BalkanWeb)