DURRES- Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga sot dy të rinj, të cilët ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve dhe bizneseve të këtij qyteti. Burime zyrtare pohuan se janë arrestuar Kleans Sadikllari dhe Renato Taçe.

Nga hetimet e zhvilluara nga policia e Durrësit dhe prokuroria e rrethit, është arritur të vërtetohet se këta dy persona janë autorë të 22 vjedhjeve të ndodhur në këtë qytet.
Sipas këtyre hetimeve, Sadikllari dhe Taçe vidhnin banesa dhe lokale. Materialet i kanë kaluar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb