DURRES– Të tjera detaje dalin në dritë nga operacioni i sekuestrimit të një pasuri me vlerë 2 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet kriminale.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj deklaroi për ‘BalkanWeb’ se pasuria në fjalë i përket shtetasit Sajmir Tusha. Ky i fundit mësohet se është biznesmen dhe se operon në fushën e ndërtimit në zonën e Golemit.

46-vjeçari ka qenë i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Janë sekuestruar:
• 25 000 m2 tokë arë;
• 10 100 m2 pemëtore;
• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;
• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb