DURRËS

Një 50-vjeçar është përplasur për vdekje ditën e djeshme në Shën Alvash të Durrësit. Siç njofton policia këmbësori është përplasur nga një makinë, ndërsa shoferi i saj është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje për aksidentin fatal.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila i mori jetën 50-vjeçarit me iniciale D.J.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.05.2019, rreth orës 22:30, në Shën Avlash, Durrës, shtetasi D.J, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar, ku si pasojë ka ndërruar jetë.Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.Grupi Hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: