DURRËS – Marinsat amerikanë dhurojnë lodra për fëmijët me rastin e Krishtlindjeve sipas një tradite të lindur në SHBA në vitin 1947. Këtë vit, marinsat u prekën shumë nga aktiviteti në Durrës, rrëfejnë punonjësit e kësaj njesi. Rreshterja Jocelyn Aguilar e cila mori pjesë në aktivitet, tha se “buzëqeshjet në fytyrat e atyre fëmijëve, duke ditur se pjesa më e madhe e tyre vijnë nga familje në nevojë, por që patën mundësinë për ta gëzuar festën e Krishtlindjeve – bëri një ndryshim shumë të madh.”


Marinsat që garantojnë sigurinë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, sëbashku me një Babagjysh të Vitit të Ri, sollën gëzimin e festave për 45 fëmijë në nevojë për Shtëpinë e Foshnjës në Durrës.


Por, nisi kjo traditë në Amerikë? Lodra për Vogëlushët nisi në vitin 1947 me një kukull lecke të bërë në shtëpi nga Diane Hendricks, e cila e e krijoi atë në vitin 1947 dhe i kërkoi bashkëshortit të saj që ta dhuronte për bamirësi.


Por Ëilliam Hendricks, në atë kohë Major në Korpusin e Marinsave të Shteteve të Bashkuara, nuk gjeti dot një program bamirësie për fëmijë në nevojë, kështu që e nisi vetë një të tillë, duke e drejtuar nga zyra e tij e departamentit të reklamave në studiot e Ëarner Bros.

Kështu lindi Lodra për Vogëlushët, përpjekja kombëtare e Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara për të mbledhur lodra për fëmijët e varfër.

Etiketa: