DURRES– Rastet e grabitjes së pikave të karburantit në vend, duket se janë shtuar së fundmi. Pas grabitjes së disa javëve më parë në Korçë, ku pati edhe përplasje me armë me policinë, një tjetër rast u shënua mbrëmjen e djeshme në Durrës. Por me sa duket këtë herë grabitësit nuk kanë mundur të arrinin atë që donin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar, ku dy persona me kapuçin e xhupit të vendosur në kokë, kanë arritur t’i marrin me dhunë rojës së një karburanti shumën prej 2 000 lekë të reja, që i kishte me vete pasi e kanë kërcënuar me shkop bejsbolli.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: