Nga: FATMIRA NIKOLLI

DURRES- Një godinë e re pritet të ndërtohet në zonën e Lulishtes “1 Maji” në Durrës, zonë arkeologjike B (lejet e ndërtimit për të cilën duhet të miratohen nga Ministria e Kulturës). Lajmi është konfirmuar nga vetë investitori në një intervistë dhënë gazetares së “News 24” KlodianaHaxhiaj, dy ditë para zgjedhjeve të 21 qershorit. RamadanGugashi është shprehur se në lulishten para postës është planifikuar ndërtimi i një godine 6-katëshe me konstruksion metalik, për parking automjetesh. Sipas projektit, rruga do të kthehet në pedonale, ndërsa sheshi “Pranvera” kthehet në lulishte. Ai deklaron se projekti pritet të fillojë në javët e ardhshme.

“Në bashkëpunim me bashkinë dhe me këshillin e qarkut kemi menduar që të bëjmë një godinë parkimi me 6 kate, gjithmonë duke ruajtur arkeologjinë. Do ruhet arkeologjia e gjitha. Sipër do tëkërkojmë të jetë me xham dhe do ketë edhe një shatërvan. Kjo bëhet mirë për qytetin. Rruga mes dy objektevedo tëjetëpedonale. Nukdo bëhet me gërmim shpëtimi, por do të gërmohet e gjitha, në rreth 2000 e sa metra katrorë. Do tëruhet çdo gjë dhe siç thashëdhe do të kërkojmë që pjesën më të madhe ta mbulojmë me xham. I gjithë konstruksioni do të ndërtohet në bazën e disa pilotave që do të mbillen që në fillim”.

Reagimi i tij erdhi pasi në emisionin “Studio e hapur”, tëEniVasilit, GridaDuma qe shprehur se Vangjush Dako ka dhënë një leje për një pallat 6- katësh pranëLulishtes “1 Maji” në Durrës. Ajo qe shprehur se leja e dhënë në zonën e ndaluar pranë postës mbahet e fshehur nga kreu i bashkisë, Dako.

ZONA ARKEOLOGJIKE DHE MINISTRIA E KULTURËS
Kujtojmë këtu se çdo leje ndërtimi për zona arkeologjike kalojnë nga Ministria e Kulturës, e nëse në zonën A nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi, në zonën arkeologjike B duhet miratimi i këtij dikasteri dhe institucioneve në varësi të saj. Lulishtja “1 Maji” në Durrës njihet si vendi ku u varros një lagje romake, e quajtur Pompei shqiptar, prej se mbi të u ndërtua një godinë. Vendimet për ‘varrimin’ u firmosën nga bashkia e majtë e VangjushDakos dhe qeveria e djathtë e Berishës.Sot, përballëasaj godine, pritet të ndërtohet një tjetër. “Gazeta Shqiptare” në muajin shkurt shkroi se Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë e refuzuan këtë ndërtim unanimisht. Megjithatë, nëqershor investitori flet për bashkëpunim me bashkinë dhe këshillin e qarkut. E kontaktuar dje nga “GSH”, zyra e shtypit të Ministrisë së Kulturës tha se ndërtimi nuk është miratuar nga KKA. Ndërkaq, në sajtin e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik gjendet i zbardhur vendimi i datës 18 shkurt 2015, i cili jo vetëm ndalon ndërtimin, por madje sugjeron se duhet bërë njëzonifikimtë ri për Durrësin, duke nënkuptuar faktin se zona në fjalë edhe pse është kategorizuar si zonë B, është në fakt zonë A, ose në mos zonë A, zonë ku për shkak të vlerave nuk duhet të ndërtohet.

Në të shkruhet shprehimisht:
“Në mbështetje të Ligjit ‘Për Trashëgiminë Kulturore’, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, pasi shqyrtoi kërkesën për miratim të projektit godinë shërbimi dhe parkimi 7 kat, në rrugën ‘Prokop- Meksi’, Durrës, zona arkeologjike B, vendosi:

I.Të mos miratojë kërkesën për miratim të projektit godinë shërbimi dhe parkim 7 kat, në rrugën “ProkopMeksi”, Durrës, zona arkeologjike B, pasi pas gërmimshpëtimit të kryer në truallin pranë, ku është ndërtuar një objekti ri 2, 3 dhe 6 kat me dy kat nëntokë, rezulton se janë zbuluar-objekte të rëndësishme arkeologjike të periudhave të ndryshme dhe një sistem infrastrukturor (rrugë dhe kanalizime), i cili sipas drejtimit të rrjetit rrugor, dëshmon për vijimësinë edhe në truallin ku kërkohet të ndërtohet.

II. Në vijim, në kuadër të zbulimeve të rëndësishme arkeologjike të gjetura në qytetin e Durrësit, është e nevojshme të paraqitet nga Instituti i Arkeologjisë në një periudhë sa më të afërt, zonifikimi i ri arkeologjik i qytetit të Durrësit.

III. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Firmosur nga ministrja Mirela KumbaroFurxhi(si kryetare e KKA) dhe Rudina Zoto (si sekretare e KKA).

PO MË TEJ?
Se çfarë do të ndodhë me zonën më tej, mbetet për t’u parë. Vendimi i Ministrisë së Kulturës e ndalon duke e argumentuar mirë arsyen, ndërsa në shkurt investitorit i është sqaruar potenciali i zonës. Nëse për ndërtimin tek “1 Maji”, Dako u shpreh se ishte miratuar nga Ministria e Kulturës, këtë si do ta justifikojë? A do të ndërhyjë Ministria e Kulturës me të gjithë instrumentet ligjore për ta penguar? A do të jetë kjo ministri po kaq e shqetësuar sa për dy vilat e Tiranës, për të cilat ngriti zërin fort një javë para zgjedhjeve? A do jetë kjo ministri po aq ligjzbatuese me bashkinë e majtë të Durrësit sa ishte edhe me bashkinë e djathtë të Tiranës(e cila në të ikur dha vendime tëkundraligjshme për dy vila në mbrojtje nga shteti)? A do tregojë kjo ministri se vërtet di dhe mundet ta mbrojë trashëgiminë kulturore, edhe kur përballë nuk ka kundërshtarin politik të qeverisë së vet, po një prej të vetëve e më të afërtve të qeverisë? Në fund, a do jetë ligji i barabartë për të gjithë, të majtë e të djathtë? A do mundet më në fund trashëgimia kulturore të mbrohet?!

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb