DURRËS- Një dramë po zhvillohet brenda mureve të Maternitetit të Durrësit, ku një foshnje është braktisur nga nëna pasi është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë. Foshnja ka lindur pak ditë më parë, por me një sëmundje të pashërueshme, çka ka sjellë edhe një gjendje depresioni tek nëna, e cila është larguar nga materniteti.
Nëndrejtori i Spitalit të Durrësit, Genti Kavaja, tha për News24 se fëmija është diagnostikuar me Ictiosis Congenitale, që është një sëmundje e rëndë e lëkurës.
“Foshnja ka lindur pak ditë më parë në Maternitetin e Durrësit dhe është diagnostikuar me Ictiosis Congenitale. Fëmija vuan nga një sëmundje e rëndë e lëkurës. Në gjithë botën janë 100 të diagnostikuar me këtë sëmundje. Aktualisht foshnja e sëmurë po mbahet në inkubator”, tha Kavaja.
Pavarësisht braktisjes nga nëna, foshnja e sëmurë vizitohet çdo ditë nga i ati. Sipas mjekëve të spitalit të Durrësit, sëmundja që ka foshnja nuk lejon jetëgjatësi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: