Një nënë nga Durrësi ka denoncuar zhdukjen e vajzës vetëm 12 vjecare nga banesa.
“Jam një nënë nga Durrësi. Kam një hall shumë të madh. Më është zhdukur vajza 12 vjece nga shtëpia në të gdhirë të së dielës, në datën 17 maj të javës së kaluar. Inicialet e vajzës janë I.V”, ka thënë ajo.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 maji të qytetit bregdetar. Vajza mësohet se është larguar pas mesnate, kur flinte tek gjyshja.
Lagjia numër 4 ndodhet thuajse në qendër të Durrësit. Nëna e vajzës shprehet se ka denoncuar ngjarjen në polici, por deri tani nuk ka asgjë gjurmë nga e mitura. Ajo shprehet se kur janë zgjuar në mëngjes, kanë parë se vajza ishte larguar nga dritarja.
Nëna thotë se edhe policia është në dijeni. Vajza e zhdukur ka mbiemrin Vangjeli. Nëna shprehet se kanë kërkuar në cdo vend, por nuk e kanë gjetur vogëlushen.
Shtëpia e vajzës së zhdukur ndodhet shumë pranë qendrës së Durrësit. Banesa e të miturës ndodhet pak metra larg Pallatit të Kulturës së qytetit bregdetar.
(d.xh/ Balkanweb)