Një banesë në lagjen nr. 13 në zonën e Plazhit Durrës,  është përfshirë nga flakët rreth orës 22:20 të mbrëmjes së sotme.

Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga një shkëndijë elektrike. Në banesë jetonte një grua 58-vjeçare. Raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve. Vijon puna për shuarjen e flakëve nga forcat zjarrfikëse.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

Njoftimi i Policisë

Më datë 30.06.2021, në orën 22:20, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. Sh., 58 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe në bashkëpunim me zjarrfikësen vijon puna për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb