DURRËS

Policia e Kufirit gjen një burrë të mbytur në ujërat e detit Adriatik. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se trupi i pajetë është gjetur në largësi 1.5 milje nga bregu në stacionin ‘Hekurudha’ dhe i përket një burri rreth 60 vjeç.

Policia kufitare e ka nxjerrë në breg trupin e pajetë dhe po e dërgon në morg në pritje të identifikimit pasi viktima nuk ka pasur mjet identifikimi me vete.

Informacion Paraprak
Më datë 10.06.2019, në lagjen nr.13,Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb