DURRËS- Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale në lagjen Nr.16/1, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Gentian Dodaj 29 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi:

Më datë 03.08.2016, rreth orës 22:45, në një lokal në lagjen Nr.16/1, Kënetë Durrës është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A.H. 46 vjeç, banues në Durrës.

Më pas ka shkuar në banesë të marrë armën e zjarrit automatik dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të banesës së shtetasit A.H.

Me të marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje Efektivat e Policisë, të cilët kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale dhe pyetjen e dëshmitarëve.

Nga kryerja e veprimeve intensive hetimore kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri tip automatik model 56;

• një kreher me 19 fishekë dhe

• 1 gëzhojë.

Dodaj është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: