Policia Rrugore e Durrësit ka shtuar angazhimin e saj gjatë muajit dhjetor, teksa raportohet se duke përdorur mjete si radarë automatikë, dronë cilësorë, poliskanë dhe dragera, janë kryer monitorime intensive në të gjitha rrugët kryesore dhe zonat e banuara.

Bilanci i muajit dhjetor:

  • Arrestime dhe procedime:
    • 8 drejtues mjetesh janë arrestuar.
    • 5 drejtues të tjerë janë proceduar penalisht për shkelje të rënda si drejtimi në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera të Kodit Penal (nenet 290 dhe 291).
  • Masat administrative:
    Janë vendosur gjithsej 1683 gjoba, për shkelje si:

    • Tejkalim shpejtësie: 760 raste
    • Mosvendosje e rripit të sigurimit: 108 raste
    • Mosmbajtje e kaskës mbrojtëse: 25 raste
    • Përdorim i celularit gjatë drejtimit: 75 raste
    • Drejtim i mjetit në gjendje të dehur: 5 raste
    • Parakalim i gabuar: 39 raste
    • Ndalim/qëndrim i gabuar: 518 raste
    • Mungesë siguracioni: 6 raste
    • Shkelje të tjera: 286 raste

Policia ka theksuar se intensifikimi i kontrolleve synon uljen e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb