DURRES- Dhjetëra qytetarë të Durrësit të mbështetur edhe nga Shoqëria Civile kanë protestuar sot në sheshin ‘Veliera’ kundër punimeve që po kryhen në këtë shesh. Qytetarët shprehen kundër vendimit të Gjykatës Administrative, pasi sipas tyre gjykata keqinterpretoi vendimin e 16 shkurtit në lidhje me punimet. Sipas shoqërisë Civile dje është hedhur beton përreth Torrës Veneciane.

“Jemi të indinjuar pasi nuk po zbatohen ligji. Gjykata Administrative keqinterpretoi vendimin e 16 shkurtit, pasi zbardhja e vendimit është ndryshe nga ai i 16 shkurtit te lëshuar nga Gjykata Adminsitrative’- shprehen përfaqësues nga Shoqëria Civile.

Kujtojmë se Gjykata Administrative ka urdhëruar pezullimin e punimeve për projektin e Velierës në Durrës pas zbulimit arkeologjik disa ditë më parë në këtë zonë.

Shoqëria Civile ka dorëzuar padi në Gjykatën Administrative ku kërkohej pezullimi i punimeve të bashkisë për projektin e ‘Velierës’ në Durrës pas zbulimit të rrënojave arkeologjike në këtë zonë.

Sipas arkeologëve, gjetjet historike të gjetura në Durrës gjatë punimeve për ndërtimin e sheshit ‘Velieria’ nuk duhen varrosur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb