DURRËS-Policia e Durrësit ka shpëtuar sot 5 persona që rrezikuan të mbyteshin. Burime nga policia bëjnë me dije se të 5 personat shtetas kosovarë kishin dalë me mjet lundrues në det.

“Policia kufitare shpëton 5 shtetas Kosovarë të cilët rrezikoheshin të mbyteshin në det.
Sot më datën 18.06.2015 rreth orës 12.25 nga salla e QNOD Durrës, policia kufitare është njoftuar se në vendin e quajtur “Apollonia” rreth 300 metra nga bregu ndodhet nje mjet lundrues i cili rrezikon të mbytet.

Menjëherë në vendngjarje shkoi mjeti lundrues BP-17 i Policise Kufitare me ekuipazhin e policise kufitare ku konstatoi se kemi të bëjmë me një mjet lundrues tip Pedalinë pronë e shtetasit B. Bityçi banor i lagjes 13 plazh, Durrës, në bordin e të cilës ndodheshin disa shtetas. Si rezultat i veprimeve të shpejta te policise kufitare në koordinim dhe me mjetet e tjera që ndodheshin në atë zonë u bë e mundur që të nxirren në breg pa pësuar asnjë lloj dëmtimi shtetasit:

A.M vjece 19, banuese në Ferizaj, Kosovë
V.S vjec 22, banuese në Ferizaj, Kosovë
Ç.M. vjec 17 banuese në Ferizaj, Kosovë
I. S. vjec 16, banuese në Ferizaj, Kosovë
Q.M. vjec 14, banuese në Ferizaj, Kosovë

Pedalina e cila përdorej nga shtetasit e mësipërm, u fundos në det. Me qëllim mos përsëritjen e ngjarjeve të tilla, Policia Kufitare ka kontaktuar edhe një herë me pronarët e mjeteve lundruese turistike (përdoruesit e detit) qe të respektojnë rreptësisht rregullat e sigurimit teknik të këtyre mjeteve si dhe distancat e lundrimit,”- bëhet me dije nga policia.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: