DURRËS- Policia kufitare e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Petrit Meta, pasi u kap me 2.5 kg heroinë. Lënda narkotike ishte fshehur në mjetin tip ‘Citroen’, ndërsa u zbulua gjatë imbarkimit të tij në tragetin e linjës Durrës­-Bari.

Mësohet se policia ka pasur paraprakisht informacione në rrugë operative për lëndën narkotike që po trafikohej drejt Italisë ku ishte edhe destinacioni i saj. Forcat e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe implikimin e mundshëm të personave të tjerë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: