DURRES – Një punonjës i Policisë Rrugore në Durrës është dërguar në spital me plagë në trup, pasi u përplas nga një automjet, teksa ishte duke kryer detyrën.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Prefekturës së Durrësit, ku shtetasi Lajden Kadilli përplasi me makinë motorin e punonjësit të policisë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se polici i bëri shenjë drejtuesit të makinës që të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit, duke goditur qëllimisht me makinë motorin e efektivit të rrugores.

Policia identifikoi menjëherë autorin e aksidentit dhe është vënë në ndjekje të tij. Nga verifikimet e para rezulton se Lajden Kadilli ka aksidentuar një vit më parë një tjetër punonjës policie dhe në të dyja rastet veprimi ka qenë i qëllimshëm.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: