DURRËS

Një banesë në qytetin bregdetar është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.


Burimet nga vendngjarja i thanë “BalkanWeb” se shkak për ngjarjen është bërë aspiratori, të cilin familjarët e kishin lëndë ndezur për disa orë.


Brenda kësaj banese jetonte një familje me qira, por fati i mirë i tyre ishte se ata në momentin e ngjarjes nuk kanë qenë fare në shtëpi. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e saj.


(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: