DURRËS

Komisariati i policisë së Durrësit ka prerë fletën e arrestit për 50-vjeçarin kanadez, i cili tentoi të përdhunonte një turistë të mitur mesditën e djeshme në plazhin e Durrësit.

Sipas policisë, Robert Hedorson u arrestua me akuzën tentativë përdhunimi të një shtetase hungareze e moshës 13-vjeçe. Fatmirësisht, 50 vjeçare nuk arriti që të realizonte objektivin tij, pasi u pikas nga banoret e zonës. Madje, banorët e kanë goditur e rrahur barbarisht 50-vjecarin duke e bërë për spital.

Robert Hedorson qëndroi rreth 12 orë në urgjencën e spitalit të Durrësit ku mori ndihmë mjekësore, pasi kishte hematoma në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyrë. Nga burimet policore mësohet se turisti kanadez nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga marrja paraprake në pyetje nga oficerët e policisë së Durrësit. Ne dëshminë e tij, Hedorson ka thënë se veprimi i tij është keqkuptuar pasi vajza i kishte treguar ku ndodhej një market që ai kërkonte dhe me mirësjellje e ka falënderuar vajzën duke e përqafuar.

Durres
Durres

”Nuk është aspak e vërtetë që tentova të përdhunoj një vajzë të mitur. Absolutisht nuk kisha këtë qëllim. Thjesht e përqafova në shenjë falënderimi”,- ka thënë  50-vjecari. Ndërsa vajza ka një version tjetër. Ajo ka pohuar nder te tjera se: Në momentin që kishën mbërritur pranë këtij pallati(që është edhe zonë disi e fshehur) në një rrugicë të zonës aq plazhit 50-vjecari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti.

Në këtë moment vajza ka refuzuar të ngjitej bashkë me 50-vjecari në apartament, ai e ka kapur për dore duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit. Në këtë moment, vajza ka bërtitur duke kërkuar ndihmë. Për fatin e saj të mirë, aty pranë ndodheshin disa banorë të zonës të cilët janë afruar me shpejtësi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb