DURRËS

Detaje të reja janë zbuluar për shoferin që u arrestua sot pasdite pasi po tentonte të trafikonte 4 kg herionë nga Shqipëria drejt Italisë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj njofton për “BalkanWeb” se ditë më parë, shoferi 39-vjeçar, Bledar Shqarthit iu kapën për 3 klandestinë brenda në kamionin që ky i fundit  drejtonte.

Duke shfrytëzuar fluksin e madh të emigrantëve, të cilët po  ktheheshin drejt vendeve të punës në Itali, shoferi ka tentuar që sasinë e heroinës ta dërgonte në tregun itlalian.

Kjo strategji iu zbulua nga efektivët e porit të qytetit bregdetar, që përmes kontrolleve me qen antidrogë, 39-vjeçarit iu gjet sasi prej 4 kg  e fshehur në kabinën e kamionit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb