DURRËS
Shkolla 9-vjecare “Neim Babameto” në Durrës nuk i ka rezistuar dot lëkundjeve të forta sizmike të 26 nëntorit.
Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj raporton se ky institucion në të cilin merrnin mësim 900 nxënës, ka dalë tërësisht jashtë funksionit dhe si rrjedhojë ky objekt do të prishet.
Kjo godinë u rikunstruktua pak vite më parë, por nga sot e tutje shkolla “Neim Babameto” nuk do jetë më në funksion të nxënëseve të qytetit të Durrësit.