DURRËS

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 22:15 në një familje në Durrës në lagjen Nr.13.

50 vjecari A.H  ka dhunuar brenda banesës bashkëshorten e tij E.H, 42 vjece.

Si pasojë e dhunës 42 vjeçarja ka humbur ndjenjat dhe bashkëshorti i saj duke menduar se ajo ka vdekur ka tentuar të vetevritet.

Policia e cila ishte njoftuar në  kohë për konfliktin arrin të shpëtojë 50 vjeçarin dhe ka bërë të mundur shoqërimin e tij në komisariat ndërsa gruaja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 06.03.2020, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.H.,42 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më pas shtetasi A.H., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb