Policia në Durrës lajmëron se ka zbuluar një ambient të përshtatur për lojëra fati.

Efektivët kanë arrestuar një 18-vjeçar, që dyshohet se është organizatori i lojërave të fatit. Ndërsa, është proceduar një 27-vjeçar, pronari i ambientit ku luheshin lojërat e fatit.

“Durrës/Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati (baste sportive).

Arrestohet shtetasi F. K., 18 vjeç, banues në Durrës, organizatori i lojërave të fatit, procedohet në gjendje të lirë shtetasi F. K., 27 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal në lagjen nr. 15, Durrës, viheshin baste sportive. Shtetasi F. K. e kishte përshtatur lokalin e tij, për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit (baste sportive), të cilën e organizonte shtetasi F. K., nëpërmjet  celularëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: