DURRËS- Në zyrat e kujdesit ndaj klientit të OSHEE është përfshirë nga flakët. Menjëherë në vendin ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses.
Burime të policisë bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike.Fillimisht zjarri ka rënë në kompiuterat që ndodhen në zyrën e kujdesit ndaj klientit.
Momentalisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa 2 zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: