DURRES- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Fatmirësisht nga zjarri i cili ka rënë në një banesë në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar nuk ka të lënduar. Sipas dëshmitarëve, zjarri ka përfshirë fillimisht katin e parë të një banese, e më pas flakët janë përhapur edhe në katin e dytë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë dy makina zjarrfikëse, të cilat vunë nën kontroll flakët e zjarrit.

Sipas policisë së Durrësit, në momentin që ra zjarri në banesë nuk kishte njerëz, ndërsa po punohet për hetimin dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: