Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi energjia elektrike u ndërpre në gjysmën e territorit të vendit. Nga Durrësi në Sarandë, qytetet dhe zonat përreth janë në terr.
OST njoftoi se shkak për ndërprerjen është bërë një defekt në linjat e transmetimit 220 KV. Në Durrës energjia u rikthye, por ndërprerjet vijon të jenë të vazhdueshme.
Por ish-kryeministri Berisha shprehet përmes një reagimi në rrjetet sociale se shkak për ndërprerjen janë vjedhjet, pasi siç shton ai digat janë plot.
Reagimi i Berishës
Shqipëria në terr!
Qyteti i Vlorës, Fierit, Durrësit, Lushnjës dhe Sarandës në “blackout,” errësirë totale. Digat plot! Shkaku?! Vjedhjet! sb
(BalkanWeb)