Janë bërë tashmë disa ditë që nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili tronditi Durrësin dhe mbarë vendin, duke shkaktuar 51 viktima.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “News 24” e “Balkanweb” nga qyteti bregdetar situatën pas tërmetit. Ai shprehet se njerëzit flenë nëpër makina më së shumti, sepse kështu mund të shohin pronën e tyre, e cila rrezikon të vidhet nga hajdutët.

Po ashtu, gazetari tha se njerëzit kanë kaluar një traumë psikologjike, ndërsa tregon rastin e një nëne, e cila thotë se fëmijën e ka dërguar tek neurologu.

Jemi në lagjen 18 dhe është një pala,lt që me siguri do të shembet. Si ky pallat ne kemi numëruar disa, që janë pallate të ndërtuara pas vitit 2008. Nuk dimë si do të bëhet certifikimi i objekteve të tyre. Shumë nuk kanë pranuar të hyjnë në kamp. Ata rrinë më shumë në makina, edhe sepse duan të jenë pranë shtëpisë, sepse kanë frikën e hajdutëve. Ky pallat është ndërtuar më 2009, pak më tutje është një pallat 8 kate ndërtuar nga bashkia dhe atje banohet sot. Janë thuajse njësoj, por njëra është mirë ën gjendje, kurse tjetra është shembur thuajse totalisht. Durrësi sot duket më i gjallë se ditët e tjera. Njerëzit kanë kërkuar njëfarë besimi. Njerëzit kaën parë tmerrin me sy dhe kanë frikë, janë sëmurë psikologjikisht, kanë marrë traumë psikologjike. Një grua thotë se i është bërë fëmija për neurolog.”, tha gazetari Skëndaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb