Durrës

Një 42-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se vidhte para dhe sende më vlerë udhëtarëve të linjës së autobusit, Durrës-Plazh. Operacioni i koduar “Udhëtari” çoi në arrestimin e shtetasit me iniciale A.M. banues në Durrës i dënuar më parë për vjedhje.

Ai dyshohet se ka kryer në njërë vjedhjesh ku më e fundit ka ndodhur me shtetasit E.B., banues në Mitrovicë , të cilit i ka marrë portofolin ku kishte 200 €, karta banke, kartë identiteti.

Informacioni i plotë i policisë
Finalizohet operacioni “Udhëtari”, zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.
Vidhte lekët dhe sende me vlerë të udhëtarëve të autobusit të linjës Durrës-Plazh, vihet në pranga nga Policia.
Arrestohet 42 vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh të pasagjerëve të linjës për në Plazh.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 200 euro , që ua kishte vjedhur pasagjerëve të linjës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion në fushën e mbrojtjes së pasurisë, duke arrestuar në flagrancë shtetasin A.M., 42 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Shtetësi i mësipërm, më datë 24.08.2019, në mbrëmje, në lagjen Nr .17/1 Durrës, në Urbanin e linjës Durrës – Plazhi dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E.B., banues në Mitrovicë , portofolin ku kishte 200 €, karta banke, kartë identiteti.
Më pas ka tentuar të largohet, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja e tij.
Nga hetimet e kryera rezulton dhe është dokumentuar se shtetasi i arrestuar gjatë dy muajve të fundit ka realizuar disa vjedhje portofolash të udhëtarëve të ndryshëm te cilet udhetonin me urbanin e linjës Durrës -Plazh dhe anasjelltas, konkretisht:

• Më datë 07.06.2019 dyshohet se në urban, në xhep i ka vjedhur portofolin shtetasit E.D., ku kishte vlera monetare dhe dokumenta.

• Më datë 03.08.2019 dyshohet se në urban i ka vjedhur shtetases I.H., portofolin dhe telefonin celular.

• Më datë 15.08.2019, dyshohet se në urban i ka vjedhur shtetasit A.D., portofolin ku kishte vlera monetare dhe dokumenta.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një sasi parash në €, portofol, kartë banke dhe kartë identiteti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb