Dusan Vlahovic nuk do të jetë në dispozicion të përfaqësueses serbe për dy sfidat e para në Ligën e Kombeve. Për të bërë publik këtë vendim ka qenë vetë sulmuesi serb me anë të një reagimi në rrjetet e tij sociale:
“Sot kam njoftuar stafin teknik të federatës se për arsye familjare nuk mund t’i përgjigjem thirrjes se trajnerit për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, kundër Spanjës dhe Danimarkës”, shkruan Vlahovic.
(BalkanWeb)