Pas bombës së merkatos që erdhi nga Amerika, fitili i së cilës ishin fjalët e Don Garber, që tronditi jo pak merkaton italiane dhe që bëri të ëndërrojnë mijëra tifozë të Milanit, vjen përgënjeshtrimi, që ngjan si një zgjim i trishtë: fjalët e komisionerit të MLS-së janë keqkuptuar, Graber nuk ka thënë kurrë se Milani ka blerë Zllatan Ibrahimoviçin.

Për ta qartësuar çështjen ka menduar Dan Kurtmanç, zëvendëspresident ekzekutiv i repartit të komunikimit në MLS, i cili nëpërmjet një “tweet”-i ka saktësuar që në intervistën e dhënë për ESPN-në, nuk është folur kurrë për një blerje të Ibras, por për një joshje të vazhdueshme nga klubi kuqezi ndaj sulmuesit suedez, që gjithnjë ka thënë se dëshiron të kthehet në Europë.

Fakti që Zllatan, 38-vjeç, është në shenjestrën e Maldinit dhe Bobanit nuk është përgënjeshtruar nga MLS, por nga sa bëhet e ditur nga klubi, ende pistat nuk janë mbyllur. Ndërkohë, tifozët kuqezi mbeten në pritje të rikthimit të madh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb