KOSOVË

Dy aksidente kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë në fshatin Zabel në komunën e Drenasit dhe për pasojë disa persona janë plagosur.

Sipas dëshmitarëve, në aksidentin e parë kishte vetëm dëme materiale. Kurse, aksidenti i dytë ka ndodhur në një largësi prej 100 metrave nga aksidenti i parë, ku ka persona të lënduar.

“Kosova Press” raporton se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Drenas. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë aksidentetet kanë krijuar kolona të gjatë në rrugën Komoran-Drenas.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb