Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar zhvillimet e fundit në garën presidenciale në SHBA, duke u ndalur te atentati i dytë ndaj Donald Trump.

Sipas tij polarizimi politik ka arritur nivele shumë të larta dhe është i ngjashëm me nivelet e pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai theksoi se ndikim në këtë rritje të polarizimit kanë pasur edhe rrjetet sociale, ndërsa shtoi se me forcimin e forcave radikale politike, partitë pranë qendrës po kthehen në pakica.

“Jetojmë në një epokë ku polarizimi politik është në nivele të ngjashme me ato si pas Luftës së Dytë Botërore. Sot ekonomia nuk është më faktori kryesor për polairizimin, por është mënyra si komunikojmë. Rrjetet sociale dhe algoritmet e tyre kanë ndikuar në këto ndryshime. Kjo nuk është vetëm në politikën amerikane, por ndodh edhe në Europë. Demokratët sot janë shumë më radikalë, republikanët po ashtu. Shohim në Evropë, pamë AfD në Gjermani që arriti shumë, Le Pen në Francë po ashtu. Në Itali kemi Melonin. Radikalët po fuqizohen gjithnjë e më shumë duke lënë forcat afër qendrës në pakicë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb