Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Ana dhe Lela janë sqaruar në lidhje me keqkuptimin që kishin, për largimin e Lelës nga Ana.

“Ti ke qejf të qëndrosh me të gjithë edhe është shumë normal, edhe mua nuk më pengon ai fakt aspak, por ajo gjë më ka prekur, nuk jam ndier shumë mirë”, ka thënë Ana.

Lela është shprehur se për të ka rëndësi raporti i tyre dhe i ka kërkuar falje Anës, nëse ajo është ndierkeq.

Për mua personalisht vlen raporti njerëzor që kam me ty, nuk vlejnë fjalët e të tjerëve. Nëse të kam bërë të ndihes keq, më vjen tepër keq dhe të kërkoj falje.

“Kërkoj falje edhe unë nëse kam menduar që je “fake”, ka qenë përgjigja e Anës.

Pas sqarimit që patën, Ana dhe Lela i dhanë një përqafim njëra-tjetrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: