Një zjarr i përmasave të mëdha ra në një godinë 2 katshe, ku jetonin 4 familje por 2 prej tyre janë më të dëmtuarit.
Ilir Xhakolli kryetari i bashkisë Pogradec inspektoi nga afër banesat e përfshira nga zjarri. ‘Do mbulojmë shpenzimet dhe qiranë deri në rindërtimin e banesave të shkatërruara nga zjarri’, tha Xhakolli.
Një nga këto familje që është më problematike i kemi gjetur një shtëpi këtu afër dhe do ta mbështesim edhe me ushqime dhe veshmbathje.
Sigurisht që grupi i emergjencave ndodhet këtu duke bërë verifikimin e dëmeve në 4 banesat po sidomos në këto 2 që janë më të dëmtuarat.
Patjetër që bashkia do futet fuqishëm për ti mbështetur edhe këto dy banesa që janë për tu rindërtuar dhe shumë shpejt ata do jenë në banesën e tyre’, tha kryetari i baskisë.