Emisioni “Me zemër të hapur” ka trajtuar për të disatën herë historinë e 75-vjeçarit nga Durrësi Halil Bushkashi dhe bashkëshortes së tij Hane.
Për më shumë se dy emisione Halili ka rrëfyer nga studio jetën dhe dramën në familjen e tij.
Edhe pse ai se bashku me bashkëshorten janë prindër të dy fëmijëve, janë bërë gjyshër dhe sot po vuajnë për të rritur nipërit dhe mbesat, fëmijët e djalit, i cili aktualisht ndodhet në burg për dhunë në familje.
Halili tregon se nusja e djalit është larguar prej vitesh dhe i ka braktisur fëmijët e nuk interesohet për ta. Por nga ana tjetër problem më i madh për familjen e Halilit është se vajza e tij vuan nga probleme te shëndetit mendor dhe shërbimi social i kanë marrë fëmijën, pasi kushtet ekonomike të saj janë të mjerueshme.
Ajo që është edhe më e rëndë, është se marrëdhënia midis Halilit dhe vajzës se tij është në kushtet e një konflikti, ku Halili është akuzuar nga vajza e tij për ngacmim seksual ndaj fëmijës 2 vjeç që tashmë ndodhet nën kujdesin e shërbimit social.