TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka një apel për kryeministrin Edi Rama, ndoshta i pari kaq i drejtpërdrejt. Në një postim në “Facebook” Berisha publikon dy foto nga protestat e mëparshme në bulevard dhe në shkallët e Kryeministrisë.

Berisha i drejtohet Ramës duke i thënë se nuk mbahet pushteti me viza, gaz, helm e monologje bosh, duke i kërkuar të largohet sa më parë.

“Dy foto dhe ndonjë këshillë për Edvinin! Edvin nuk mbahet pushteti me viza, gaz, helm, horra, strehime në bunker dhe monologje boshe!
Hiqi vizat, kthjellohu për një moment. Shiko vetëm këto dy foto që po ti postoj për të të ndihmuar sadopak! Nuk shpëtohet lëkura duke braktisur zyrën dhe fshehur në vend strehimet e Enverit! Mbathja një minutë e më parë. Rama ik!”, shkruan Berisha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb