TIRANE- Ditën e djeshme ‘aksioni’ i LIBRA-s për sigurimin e 5000 votave që duhen për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit u zhvendos në një studio televizive, pikërisht në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’.

Teksa i ftuar në emision ishte kreu i kësaj force, Ben Blushi, gazetarja Eni Vasili dhe kryeredaktori i gazetës “Mapo”, Arion Sulo, firmosën live formularin. Por një prej panelistëve, analisti Lorenc Vangjeli ka refuzuar publikisht që të hedh firmën e tij në formular, me pretendimin se nuk i bashkohet forcave politike.

Vangjeli nuk veproi si kolegët e tij, pavarësisht faktit se Blushi e sqaroi se kjo nuk ishte një firmë për anëtarësim në parti, por për pjesëmarrjen e kësaj force në zgjedhjet parlamentare.

PJESE NGA INTERVISTA E DJESHME
Vasili: Si shkon mbledhja e firmave?
Blushi: Bashkë me firmën tënde do të ishin 5001, nëse firmos sonte për ne.

Vasili: Pse jo, nëse keni një formular tani?
Blushi: Po. Do ta firmosni tani live?

Vasili: Po. Tani.
Blushi: KQZ tregoi se është plotësisht militante, duke refuzuar regjistrimin e KQZ në zgjedhje. KQZ e personalizuar raport me LIBRA-n. ne kemi dy mandate në fakt në Parlament, por KQZ nuk na e quan. Ligji për kon 5 mijë firma për të marrë pjesë në zgjedhje. LIBRA do t’i bëjë 10 mijë firma.

Vasili: Është një vendim politik sipas jush?
Blushi: Është një thirrje për të gjithë ata që na shikojnë, që të na mbështetur për të hyrë në zgjedhje. Kaq kërkojmë. Kujdes kur ta nënshkruash se një gabim i vogël, dhe KQZ nuk ta quan.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb