Një ish-gazetare dhe një juriste mes 24 drejtorëve të burgjeve. Dje u publikua lista me 24 drejtorët e rinj të burgjeve në Shqipëri, ku janë vetëm dy gra. Bëhet fjalë për Flutura Vatoci e emëruar në burgun e Tropojës dhe “Elona Demollarin në burgun “Ali Demi”. Vatoci ka mbaruar studimet për juridik në Shkodër dhe është një juriste e njohur e zonës.

Flutura Vatoci
Flutura Vatoci

 

Ndërsa Elona Demollari që do të drejtojë burgun e grave në “Ali Dem”, vjen nga fusha e gazetarisë.

Elona Demollari
Elona Demollari

 

Demollari pason në këtë detyrë Jetmira Sulën, e emëruar në tetor të vitit të kaluar.

elona-demollari-

Demollari, ka qenë zëdhënëse për mediat e Avokatit të Popullit, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga Igli Totozani. Më herët ajo ka qenë gazetare e gazetës “Shekulli”. Emrat e 24 drejtuesve të rinj të burgjeve të dalë nga konkursi i zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë u bënë publikë.

LISTA
Fushë Krujë – Agron Hysi
Sarandë – Nasip Hoxha
Vlorë – Ilir Aliaj
Tepelenë – Redi Rama
Shkodër – Gezim Selimi

Rrogozhinë – Ibrahim Bejo
Peqin – Emin Shpata
Lushnjë – Judmir Shurdhi
Tropojë – Flutura Vatoci
Kukës – Seit Vucaj
Korçë – Novruz Hoxha

Lezhë – Shaban Hysa
Fier – Arjan Hasani
Elbasan – Andis Salla
Burrel – Fatjon Kurti
Berat – Hikmet Kellici
Krujë – Abaz Lleshi

Durrës – Qazim Hoxha
“A.Demi” – Elona Demollari
“J.Misja” – Maksim Hamiti
“M.Peza” –  Mithat Shimaj
Kavajë – Njazi Deliu
Vaqar – Petrit Myslymi
Spitali Burgjeve – Apostol Luca

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb