SARAJEVE – Mosrespektimi i përparësisë në trafik ka shkaktuar një sherr të dhunshëm mes dy zonjave në rrugët e Sarajevës. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Otok të Sarajevës, ndërsa kalimtarë të rastit kanë filmuar sherrin me celular dhe e kanë publikuar videon në internet.

Sipas mediave lokale, zonja që drejtonte makinën tip Golf nuk u ndal kur semafori ishte i gjelbër për këmbësorët, çka shkaktoi reagimin e gruas tjetër, e cila goditi makinën. Në fillim zonjat u konfliktuan verbalisht, por pas pak minutash situata u përkeqësua dhe ato u rrahën në mes të rrugës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: