Me hyrjen e 22 tetori, zyrtarisht ka nisur numërimi mbrapsht dy javor deri në ditën e votimit për Presidentin e SHBA.

Gara është gati të hyjë në periudhën e saj më të furishme, pasi të dyja fushatat përpiqen të fitojnë mbështetjen e minutës së fundit në shtetet që do të vendosin se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Këto përfshijnë Arizonën, Gjeorgjinë, Miçiganin, Nevadën, Karolinën e Veriut, Pensilvaninë dhe Wisconsin.

Koha e mbylljes së qendrave të votimit më 5 nëntor do të ndryshojë për shkak të zonave kohore – që do të thotë se njerëzit do të jenë ende në radhë për të votuar në Seattle dhe Kaliforni, ndërsa fletët e votimit tashmë po numërohen në vende kyçe si Pensilvania dhe Karolina e Veriut.

Kamala Harris vizitoi Pensilvaninë, Miçiganin dhe Wisconsin të hënën me ish-ligjvënësen republikane Liz Cheney të hënën – dhe rezultati i zgjedhjeve 2020 ndihmon për të shpjeguar pse.

Joe Biden i fitoi këto shtete me një diferencë të vogël prej më pak se 3% të votave.

Gjatë zgjedhjeve paraprake republikane në fillim të këtij viti, Nikki Haley – e cila u paraqit si një alternativë ndaj Trump-it – humbi në të tria nga kandidati përfundimtar, por mori më shumë vota në të gjitha se sa numri që vendosi garën katër vjet më parë.

Në Michigan, të cilin Biden e mbajti me 154,000 vota në vitin 2020, Haley mori rreth 297,000 vota.

Biden fitoi Pensilvaninë me një diferencë prej rreth 82,000 votash. Haley mori rreth 158,000 vota atje.

Wisconsin u fitua nga Biden me 21,000 vota. Haley mori rreth 77,000 vota.

Një sondazh i vogël nga fillimi i këtij muaji nga Blueprint, një firmë e lidhur me demokratët, sugjeroi se rreth 14% e republikanëve që votuan për Haley këtë vit dhe që votuan për Trump në 2020, mund ta marrin votën e tyre diku tjetër.

Zëdhënësi i Harris, Brian Fallon u tha gazetarëve javën e kaluar se ai beson se ekziston një “një numër i mirë i të pavarurve dhe republikanëve të stilit Haley, të cilët janë shumë të hapur për të votuar për VP Harris”.

Në korrik, Haley ofroi “mbështetjen e saj të fortë” për Trump, por ajo ende nuk është paraqitur me të në ndonjë tubim – megjithëse mediat amerikane kanë raportuar se ajo është në bisedime për ta bërë këtë.

Megjithatë, fushata e Harris shpreson qartë se votuesit e Haley-t do të ndryshojnë anën – dhe potencialisht do të lëvizin në gara kritike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: