Pep Guardiola ishte vetëm një fantazi. Tifozët bardhezi tashmë e kanë kuptuar se trajneri spanjoll nuk do të ulet në pankinën e “Zonjës së Vjetër”. Edhe ato pas shpresa që ekzistonin janë shuar nga drejtori teknik i kampionëve italianë, Fabio Paratici.

Calciomercato Juventus Colpi Per Guardiola 1024x597 1280x720
Calciomercato Juventus Colpi Per Guardiola 1024×597 1280×720

“Nuk kemi patur asnjë kontakt me Guardiolën. Madje, as që e kemi menduar ndonjëherë”, ishin fjalët e drejtuesit të lartë juventin, që ka detyrën e vështirë për t’i besuar trashëgiminë e suksesshme të lënë nga Massimiliano Allegri. Paratici dhe kupola e klubit juventin nuk është pa alternativa. Sigurisht, ato më të bujshmet që në krye kishin emrin e Pep janë shuar të gjitha.

Paratici Nedved Agnelli
Paratici Nedved Agnelli

Sipas mediave italiane dy mbeten kandidatët kryesorë Simone Inzaghi dhe Maurizio Sarri. Ky i fundit është më i kuotuar, madje duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet përtej Adriatikut, konfirmimi mund të vijë brenda kësaj jave. Sarri ka thënë “PO”, ndërsa pret të kuptojë se si do të lirohet nga Chelsea. Për këtë nuk duhet një pritje e gjatë dhe e ardhmja e teknikut italian te Blutë e Londrës do të mësohet menjëherë pas finales në Ligën e Europës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb