Dy lagje të reja këtë fillimviti kanë marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Ndonëse periudhë festash, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë kryer një tjetër investim të rëndësishëm për të rritur cilësinë e shërbimit me ujë të pijshëm për banorët e Tiranës.

Falë këtij investimi, banorët në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Botanik kanë tashmë një rrjet të ri të ujit të pijshëm, bën të ditur Bashkia e Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, një investimi i zbatuar në Bulevardin “Bajram Curri”, brenda “Pallatit me Shigjeta” i ka dhënë zgjidhje problematikave të banorëve të asaj zone.

Projekti ka për qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm në atë segment, në vendosjen e rrjetit të ri.

Gjatë këtyre 3 viteve, Bashkia e Tiranës ka kryer investime të rëndësishme në shumë lagje të kryeqytetit duke rikonstruktuar apo ndërtuar rrjet tërësisht të ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb