TIRANË-Dy lëkundje tërmeti janë ndier gjatë natës në kryeqytet dhe zonat përreth. Mësohet se tërmeti i parë me magnitudë 3.8 ballë është ndier rreth orës 4:14 minuta. Epiqendra ka qenë 52 kilometra në verilindje të Tiranës, me një thellësi prej 5 kilometrash.

Pas lëkundjeve të para është regjistruar sërish një tjetër tërmet me magnitudë 3.2 ballë. Epiqendra ka qenë 47 km larg nga Tirana, rreth 8 km nga Bulqiza, me një thellësi 1 km.

Paraprakisht nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve të tokës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: