Skuadra e Inter është nisur sot drejt Riad, ku në fillim të janarit do të luajë ndaj Atalanta në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë. Në skuadër nuk janë përfshirë dy mbrojtësit Francesco Acerbi dhe Benjamin Pavard. Dy mbrojtësit, të dëmtuar prej kohësh, do të qëndrojnë në Milano për të vazhduar rikuperimin. Klubi zikaltër synon që të dy lojtarët të jenë në dispozicion për ndeshjen e kampionatit kundër Venezias, më 12 janar.
Bashkë me skuadrën është nisur mbrojtësi tjetër që ka qenë i dëmtuar, Matteo Darmian, që do të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi. Gjithsesi, mungesat e Pavard dhe Acerbi krijojnë mjaft probleme në mbrojtjen e Inter.