Derbi kapitenësh shqiptarë në elitën e futbollit zviceran. Bëhet fjalë për Taulant Xhakën dhe Amir Abrashin, në duelin mes Bazelit dhe Grasshopersit, që prodhoi rezultat surprizë, teksa skuadra e Abrashit që mbante vendin e fundit, triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Bazelit, që është pretendent për titull në këtë sezon, duke mbajtur vendin e dytë me 30 pikë në 18 javë, 1 më pak se kryesuesit e Luganos.

Interesant është fakti se ky duel nisi me Xhakën dhe Abrashin kapitenë, teksa të dy futbollistët shqiptarë u ndërruan pjesën e dytë respektivisht në minutat 78 dhe 75. 

Në fushën e lojës në këtë duel u paraqitën edhe shqiptarët e tjerë, si Xherdan ShaqiriAlbion Ajeti dhe Nikolas Muçi. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Person në minutën e 21-të 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb