Richard Slayman, një burrë nga Massachusetts, i cili i ishte nënshtruar transplantit të parë të suksesshëm të veshkës së derrit në botë, ndërroi jetë në moshën 62-vjeçare të shtunën, vetëm dy muaj pas procedurës novatore. Veshka e derrit i ishte nënshtruar 69 modifikimeve gjenomike përpara se të transplantohej në trupin e Slayman, si pjesë e një procedure të quajtur xenotransplantimi, raportoi The US Sun.

Ai doli nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts (MGH) në Boston, më 6 prill, disa javë pas operacionit. Megjithatë, për momentin, nuk ka asnjë provë që tregon se vdekja e tij lidhet me transplantin, sipas një deklarate nga ekipi i transplantit të spitalit. “Ekipi i transplantit të Mass General është thellësisht i pikëlluar për vdekjen e papritur të Rick Slayman. Ne nuk kemi asnjë indikacion që ishte rezultat i transplantit të tij të fundit,” thuhej në deklaratë. “Slayman do të shihet përgjithmonë si një fener shprese për pacientë të panumërt që kanë kryer transplant në mbarë botën dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për besimin dhe gatishmërinë e tij për të avancuar fushën e ksentransplantacionit.”

Sipas një raporti të The US Sun, Slayman kishte një histori të komplikuar mjekësore dhe veshka e derrit të modifikuar gjenetikisht ishte zgjidhja e tij e fundit. Pikërisht përpara se të largohej nga spitali, Slayman pati një komplikacion nga refuzimi i organeve, por duke qenë një formë e zakonshme e refuzimit, mjekët mundën ta trajtonin shpejt. Pas tre ditësh me një dozë të lartë steroidesh, refuzimi u stabilizua, ashtu si edhe veshka, dhe Slayman dol inga spitali shpejt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb