TIRANË

Pas gomarit në qendër votimi, tani edhe gomerë në protestë. Protestuesit e opozitës kanë vendosur të nxjerrin në shesh edhe dy kafshë, të cilave iu kanë vendosur nga një rrobë sipër me shënime. Në bluzë, gomerët kanë edhe logon PS30.

Një kuti e madhe votimi 2 metra e lartë ka dalë nga selia e PD dhe i është drejtuar sheshit para kryeministrisë. Kutia e madhe mbahet nga të rinjtë që në fytyrë mbajnë maskat e protagonistëve të dosjeve 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit dhe krimelëvë të tjerë që kanë dalë në përgjimet e BILD. Kutia ndiqet nga disa gomerë të veshur me bluza me logon PS30 dhe po mbushet me “fletë votimi” ku shkruhet Rama ik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb